BENTON Snail Bee Ultimate pH-Balanced Cleansing do të kthehet në larësin tuaj të preferuar nëse sekrecioni i filtruar i kërmillit është përbërësi juaj i preferuar. Pjesë e linjës Snail Bee Ultimate, ky larës ka në formulimin e saj sekrecion të filtruar kërmilli dhe helm blete. Ky larës ka në formulimin e tij Prebiome™ e cila është formulimi i Lactobacillus (probiotikë) + ekstrakt i gjetheve të lules Dandelion perëndimore. Të dy këta përbërës së bashku forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe i ofrojnë kësaj të fundit një pamje plot shëndet. Përveçse 50% sekrecion të filtruar kërmilli, ky krem përmban gjithashtu Saccharomyces të fermentuar nga fruti i rrushit. Gjithashtu larësi përmban ekstrakt të rrënjës Dioscorea Japonica, e cila quhet ndryshe si dhe sekrecioni i kërmillit me origjinë bimore, sepse ngjason shumë si për nga konsistenca por edhe nga përbërja me atë të mukozës së kërmillit. Ky përbërës ndihmon në mbajtjen e një balance të yndyrës-ujit në lëkurë. Kjo balancë është e nevojshme për ta mbajtur lëkurën të hidratuar plotësisht. Nga ana tjetër ky larës përmban 6 lloje të ndryshme peptidesh dhe përbërës të tjerë natyral të cilët kujdesen për mos irritimin e lëkurës. Përveçse ofron një shkumë të butë, pastron thellësisht por butësisht lëkurën, pa krijuar aspak irritime të saj. Menjëherë pas larjes lëkura juaj do të jetë thellësisht e hidratuar. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, vajra esencial. 

*150ml

Përdorimi

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Lista e plotë e përbërësve

Marka

 


BENTON Snail Bee Ultimate pH-Balanced Cleansing

2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI