Kremi i syve BENTON Snail Bee Ultimate Eye Cream është një krem shumë ushqyes për sytë. I formuluar me filtratin e fermentuar të majasë dhe sekrecion të filtruar kërmilli, të cilët ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe zvogëlojnë shfaqjen e rrudhave rreth zonës së syve. Gjithashtu, ky krem sysh përmban adenosinë dhe niacinamide të cilat i japin shkëlqim, dhe zbehin rrathët e zinj poshtë syve. Ndërsa peptidet dhe keramidet forcojnë barrieren mbrojtëse. Nëse keni problematikë me rrathët e zinj, ose me vijat e theksuara të moshës, sugjerohet të përdoret me maskat e linjës: BENTON Snail Bee Ultimate Hydrogel Eye Patch!
*30gr
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit “magjik”
filtrati i fermentuar i majasë, sekrecion i filtruar kermilli, adenosine, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Saccharomyces/Snail Secretion Filtrate Ferment Filtrate, Aqua (Water), Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Lactobacillus/Collagen Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Glyceryl Stearate, Glycerin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyethylcellulose, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Bifida Ferment Lysate, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, AIthaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Beta-Glucan, Glyceryl Stearate Citrate, Panthenol, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Allantoin, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Arginine, Ceramide NP, Adenosine, Bee Venom, Tocopherol, Polyglyceryl-3 Distearate, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).