Pas suksesit të linjës Snail Bee Ultimate, vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS kremi BENTON Snail Bee Ultimate Cream, i sapo prodhuar nga marka BENTON! Ky krem premton hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke e ndjerë këtë të fundit gjithmonë elastike! Ky krem ka formulim antirrudhë të dyfishtë dhe efekte fantastike në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke zbehur kështu hiperpigmentimin e lëkurës. Ky krem sugjerohet të përdoret nga çdo kush që dëshiron të parandalojë shenjat e moshës dhe dëmtimin e lëkurës; të shmangë hiperpigmentimin e krijuar nga qukat, aknet apo rrezatimi diellor; të rrisë elasticitetin dhe të rikthejë gjallërinë e lëkurës; të rrisë nivelin e hidratimit me anë të një kremi që forcon barrierën mbrojtëse të saj. Përbërja e këtij kremi të koncentruar fokusohet te elasticiteti dhe ushqyerja e lëkurës nëpërmjet mukozës së kërmillit. Përveçse 50% sekrecion të filtruar kërmilli, ky krem përmban gjithashtu Saccharomyces të fermentuar nga fruti i rrushit. Gjithashtu kremi përmban ekstrakt të rrënjës Dioscorea Japonica, e cila quhet ndryshe si dhe sekrecioni i kërmillit me origjinë bimore, sepse ngjason shumë si për nga konsistenca por edhe nga përbërja me atë të mukozës së kërmillit. Ky përbërës ndihmon në mbajtjen e një balance të yndyrës-ujit në lëkurë. Kjo balancë është e nevojshme për ta mbajtur lëkurën të hidratuar plotësisht. Përbërës të tjerë që përmban ky krem janë adenosine dhe niacinamide. Kjo e fundit ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, ndërsa adenosine rrit elasticitetin dhe lëmon rrudhat në të. Nga ana tjetër 6 lloje të ndryshme peptidesh ndihmojnë në nxitjen e prodhimit të kolagjenit, forcimin e barrierës mbrojtëse, si edhe mbajtjen e ciklit qelizor në normalitet. Përbërjen e këtij kremi e plotësojnë përbërësit, si: elbi i zi, keramidet, helmi i bletës, squalene. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës madje edhe atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50gr
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
sekrecion të filtruar kërmilli, helm blete, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Saccharomyces/Snail Secretion Filtrate Ferment Filtrate, Aqua (Water), Glycerin, Dioscorea Japonica Root Extract, Saccharomyces/Barley Seed Ferment Filtrate, Propanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Isononyl Isononanoate, Behenyl Alcohol, Hydrogenated Polydecene, Cetyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Laminaria Digitata
Extract, Plantago Asiatica Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Ceramide NP, polyglyceryl-10 Laurate, Polyglutamic
Acid, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Squalane, Cetearyl Olivate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Glyceryl Caprylate, Panthenol, Trehalose, Rehmannia Chinensis Root Extract, Ammonium Acryloyldimethytaurate /VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Xanthan Gum, Adenosine, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Sodium Phytate, Bee Venom, Caprylyl Glycol
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).