BENTON Snail Bee High Content Steam Cream është pjesë e linjës me përmbajtje sekrecion të filtruar kërmilli dhe helm blete. Ky krem është krijuar për t’i dhënë lëkurës një hidratim të thellë, por pa e rënduar atë, duke mos bllokuar aspak poret. Helmi i bletës ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që me kalimin e viteve ndalon procesin e tij normal të zhvillimit në lëkurë. Gjithashtu përmban niacinmide, adenosine dhe ekstrakte të ndryshme bimore, për të ushqyer dhe për të mbajtur në balancë lagështinë dhe yndyrën e nevojshme. Teknologjia e formulimit të këtij kremi inovativ, quhet “steam”, dhe bën të mundur efikasitetin maksimal të formulës së kremit. Pasi ta përdorni do të shikoni sesi lekura juaj do të shkëlqejë, por pa e ndjerë aspak të yndyrosur atë! Përshtatet shumë mirë me të gjithë tipet e lëkurës, veçanërisht me atë me tendencë akneike dhe sensitive.
Formula e tij nuk përmban: aro paraben, aromë artificiale, ngjyrues, vaj mineral, silicon, alkool i paqëndrueshëm dhe PEG.
Niveli i tij i pH është 6.5-7.5.

*50g

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Sekrecion të filtruar kërmilli, niacinamide, adenosine.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Butylene Glycol, Snail Secretion Filtrate, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Behenyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Palmitic Acid, Sorbitan Olivate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Sodium Hyaluronate, Plantago Asiatica Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Laminaria Digitata Extract, Tocopheryl Acetate, sh-Oligopeptide-1, Glyceryl Stearate, Stearic Acid, Lauric Acid, Myristic Acid, Carbomer, Urea, Arginine, Adenosine, Bee Venom, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Snail Bee High Content Steam Cream

2,100 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI