BENTON Snail Bee High Content Mask është sheet mask (maskë prej pëlhure) me 100% pambuk, e njomur në esencë, që i përgjigjet të gjitha problematikave të lëkurës, pjesë e linjës Snail Bee High Content, nga marka BENTON. Në formulimin e saj, në vend të ujit është përdorur 66% ujë nga gjethet e bimës Camellia Sinensis (Tea Plant) dhe 20% sekrecion i filtruar nga kërmilli, që ndihmojnë në qetësimin e irritimit të krijuar nga agresorët e jashtëm. Gjithashtu, helmi i bletës ofron hidratim të thellë teksa lufton shenjat e moshës si vijat e holla apo rrudhat. Përveç trajtimit të lëkurës problematike, efektit qetësues, freskues, hidratimit dhe tërheqjes së lëkurës, ky produkt “të gjitha në një”, ka përbërës funksional si arbutin dhe adenosine, që ndihmojnë në zbehjen e njollave dhe luftojnë hiperpigmentimin e saj.
Formula e saj është dermatologjikisht e testuar dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban ngjyrues dhe aromë artificiale. Niveli i saj i pH është 6.5-7.5.

*20gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

 

Përbërësit "magjik"

ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinensis, sekrecion i filtruar nga kërmilli, helm blete

Lista e plotë e përbërësve

Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Butylene Glycol, Glycerin, Snail Secretion Filtrate, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, sh-Oligopeptide-1, Beta-Glucan, Betaine, Panthenol, Allantoin, Xanthan Gum, Adenosine, Bee Venom, Polysorbate 20, Lecithin, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Snail Bee High Content Mask (1pc.)

260 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI