Është momenti t'i ofroni lëkurës tuaj elasticitet, falë këtij locioni të formuluar me përbërës të çmuar! BENTON Snail Bee High Content Lotion përmban sekrecion të filtruar të kërmillit, si: mucin, allantoin, kolagjen dhe elastinë për të ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës dhe zbehjen e hiperpigmentimit. Acidi hialuronik, hidraton thellësisht, ndërsa helmi i bletës një anti-inflamator i fuqishëm përmban 40 përbërës biokimikë, si: Melittin, Apamin dhe Phospholipase, të cilët nxitin prodhimin e kolagjenit, për të ndihmuar në zhdukjen e shenjave post-akne. Përmbajtja me niacinamide të këtij locioni, i ofron lëkurës njëtrajtësim të tonit, ndërsa adenosine ndihmon në shenjat e moshës dhe vijat e holla të rrudhave. I përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe atë akneike!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*120ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

sekrecion i filtruar kërmilli, niacinamide, helm blete

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Butylene Glycol, Snail Secretion Filtrate, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Urea, Glyceryl Stearate, Palmitic Acid, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, sh-Oligopeptide-1, Bee Venom, Cetearyl Alcohol, Xanthan Gum, Stearic Acid, Tocopheryl Acetate, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Panthenol, Lauric Acid, Myristic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Plantago Asiatica Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Laminaria Digitata Extract, Adenosine, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

BENTON Snail Bee High Content Lotion

1,500 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI