Thuajini STOP duarve të thata dhe të ashpra! Si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të dezifektuesve me përqindje të lartë të alkoolit, është shumë e nevojshme trajtimi dhe hidratimi i duarve! Tashmë me kremin BENTON Shea Butter & Coconut Hand Cream, duart tuaja do të jenë buta dhe të hidratuara si kurrë më parë falë formulimit me 20% gjalpë shea dhe 3% vaj kokosi. Këta dy përbërës sëbashku me vajin e farave të lulediellit dhe adenosine, lëmojnë rrudhat dhe vijat ne lekuren e duarve. Përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*50gr

Vendosni një sasi të përshtatshme, sapo të keni larë duart ose pasi të keni vendosur dezifektant!

Përbërësit “magjik”

gjalpë Shea, vaj kokosi, vaji i farave të lulediellit, adenozinë.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Methylpropanediol, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Cetearyl Alcohol, Pentylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Centella Asiatica Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, 1,2-Hexanediol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Butylene Glycol, Carbomer, Arginine, Xanthan Gum, Adenosine

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Shea Butter & Coconut Hand Cream

500 ALL 1,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI