BENTON Matcha PDRN Bubble Serum

2,400.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 22 dhe Nentor 23.

Përshkrimi

BENTON Matcha PDRN Bubble Serum është një serum multifunksional me formulë dyfazore: 20% krem + 80% serum, i krijuar për të hidratuar thellësisht lëkurën, për të qetësuar skuqjen dhe për të mbështetur barrierën mbrojtëse. Formula kombinon fazën ujore me fazën kremore, duke ofruar hidratim dhe ushqyerje pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Sekreti i formulës qëndron te Matcha PDRN me pastërti 99%, i përftuar nga matcha e ishullit Jeju në Korenë e Jugut. Ky PDRN me origjinë bimore ndihmon në kujdesin dhe rigjenerimin e pamjes së lëkurës, duke mbështetur elasticitetin dhe hidratimin. Formula përmban gjithashtu Soymilk Exosomes, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së lëkurës. Përbërja plotësohet me Niacinamide, e cila ndihmon në njëtrajtësimin e tonit dhe ndriçimin e lëkurës; Panthenol, Allantoin dhe Ectoin, të cilat ndihmojnë në qetësimin dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse; si dhe Hyaluronic Acid, Beta-Glucan dhe 5 lloje Ceramides, në hidratimin dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë. Adenosine dhe kompleksi i peptideve ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e pamjes së vijave të holla dhe elasticitetit. Veçantia e tij qëndron te tekstura inovative në formë flluskash, e krijuar nga kombinimi i fazës kremore me atë serum. Përpara përdorimit, shishja duhet tundur mirë për të bashkuar të dyja fazat. Serumi del në formë shkume të imët, e cila shpërndahet lehtësisht dhe përthithet nga lëkura pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Ideal për: Të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme, me skuqje, humbje elasticiteti ose barrierë të dobësuar, që kërkon hidratim, qetësim dhe një pamje më të freskët e rrezatuese.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

 *95ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN bimor (Sodium DNA), ekstrakt i çajit jeshil (Matcha), ekstrakt soje, Niacinamide, Pantenol, Alantoinë, Ektoinë, Hialuronat natriumi, Beta-Glukan, Ceramid NP, Ceramid NS, Ceramid AS, Ceramid AP, Ceramid EOP, Adenosinë.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycerin, C12-14 Alketh-12, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Isododecane, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyl Palmitate, Butylene Glycol, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Adenosine, Citric Acid, Sodium Citrate, Xanthan Gum, Maltodextrin, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Coptis Chinensis Root Extract, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Camellia Sinensis Leaf Extract, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Ectoin, Hydrolyzed Vegetable Protein, Sodium Hyaluronate, Soymilk Extract, Ceramide NP, Beta-Glucan, Ceramide NS, Tripeptide-1, Sodium DNA, Epigallocatechin Gallate, Cholesterol, Phytosphingosine, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Oat Protein, Hydrolyzed Rice Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Ceramide AS, Ceramide AP, Acetyl Hexapeptide-8, Sodium Acetylated Hyaluronate, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-5, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hexapeptide-11, Hexapeptide-9, Hydrolyzed Collagen, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Palmitoyl Tripeptide-5, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Ceramide EOP

Marka

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Shpërndani

2,400.00 ALL 1,700.00 ALL