BENTON Let’s Carrot Oil Toner është një toner me përbërje vajore, pjesë e linjës me ekstrakt karrote nga marka BENTON! Toneri përbëhet nga 2 shtresa: një shtresë me bazë uji dhe me ujë dhe ekstrakte nga karrota, dhe një shtresë vaji me beta-karotinë dhe vaj të farës së karrotës. Përzierja e këtyre 2 shtresave ofron një hidratim të thellë në lëkurën tuaj! Edhe pse ka përbërje vajore, ky toner i përshtatet shumë mirë lëkurës së yndyrshme pasi ndihmon në parandalimin dhe mbiprodhimin e sebumit. Ekstrakti i karrotave është një përbërës i shkëlqyer, pasi përmban beta-karoten, të cilën trupi e shndërron në vitaminë A. Kjo e fundit ndihmon në lëmimin e shenjave të moshës për një lëkurë më të butë dhe me më shumë shkëlqim.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban fragrancë artificiale, paraben, sulfate, ngjyrues artificialm alkool, vajra mineralë dhe silikon.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit “magjik”

karrotë, vaj farash, beta-karoten, lycopene, tokoferoli

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Coco-Caprylate/Caprate, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Water, Glycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Magnesium Sulfate, Pentylene Glycol, Glyceryl Caprylate, Canola Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Propanediol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sodium Gluconate, Polyglyceryl-10 Laurate, Dipotassium Glycyrrhizate, Olea Europaea (Olive) Husk Oil, Polyglyceryl-10 Myristate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Olus (Vegetable) Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Rosa Centifolia Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Tocopheryl Acetate, Beta-Carotene, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Tocopherol

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Let’s Carrot Oil Toner

3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI