BENTON Let’s Carrot Multi Oil është vaj për fytyrën dhe jo vetëm, pjesë e linjës me ekstrakt karrote nga marka BENTON! Ekstrakti i karrotave është një përbërës i shkëlqyer, pasi përmban beta-karoten, të cilën trupi e shndërron në vitaminë A. Kjo e fundit ndihmon në lëmimin e shenjave të moshës, për një lëkurë më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Lycopene mban në kontroll prodhimin e tepërt të sebumit. Nga ana tjetër tokoferoli, një formë e vitaminës E, ka veti anti-inflamatore, dhe ndihmon në minimizimin e shfaqjes së shenjave të moshës dhe rrudhave.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban fragrancë artificiale, paraben, sulfate, ngjyrues artificialm alkool, vajra mineralë dhe silikon.

*30ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht.
Mund të përdoret gjithashtu edhe në të gjithë trupin (kutikulat, flokët, buzët apo kudo ku ndjeni zona të thata në lëkurë).

Përbërësit “magjik”

karrotë, vaj farash, beta-karoten, lycopene, tokoferoli

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Coco-Caprylate/Caprate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Polyglyceryl-2 Isostearate/Dimer Dilinoleate Copolymer, Lithospermum Erythrorhizon Root Oil, Canola Oil, Olea Europaea (Olive) Husk Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Glyceryl Caprylate, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Tocopherol, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Olus (Vegetable) Oil, Tocopheryl Acetate, Beta-Carotene, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Let’s Carrot Multi Oil

2,200 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI