BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule

6,000.00 ALL 4,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 19 dhe Korrik 20.

Përshkrimi

Shijoni një përvojë të avancuar kujdesi për flokët me BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule, një formulë e pasur dhe shumëfunksionale që rigjeneron flokët dhe përkujdeset për shëndetin e skalpit të flokut. Me përbërës të fuqishëm si peptidet dhe 17 aminoacide, kjo ampulë ndihmon në ushqimin e rrënjëve të flokëve, përmirësimin e elasticitetit dhe rritjen e tyre. E pasuruar me ekstraktin e Saccharomyces Cerevisiae, kjo ampulë furnizon flokët dhe skalpin me lëndë ushqyese, ndërsa kompleksi ekskluziv  BENTON Hair Complex  forcon kutikulat e dëmtuara të flokëve. Nga ana tjetër përbërës si Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa dhe ekstrakti i gjetheve të Camellia sinensis ofrojnë qetësim, ushqim të thellë dhe mbështetje antioksiduese për flokët dhe skalpin. Formula përmban gjithashtu panthenol dhe niacinamide, që hidratojnë dhe zbusin lëkurën e skalpit, ndërsa kafeina përforcon rrënjën e flokut dhe nxit rritjen e shëndetshme të tij. Ndërsa, përbërësit si fasule e zezë, pemë çaji dhe mente ndihmojnë në qetësimin e skalpit dhe balancimin e sebumit të tepërt. Por nuk mbaron me kaq! Për të përmirësuar më tej pastërtinë dhe shëndetin e skalpit, betaina salicilate dhe BHA bashkeveprojnë për të pastruar poret dhe larguar keratinën e tepërt. Me 12 vitamina të përfshira në formulën e patentuar, kjo ampulë ndihmon në parandalimin e oksidimit dhe ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Rezultati? Flokë të fortë, të ushqyer dhe të gjallë nga rrënja deri te majat. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me shampoon: BENTON Beer Yeast Shampoo.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale. 

*100ml

Përdorimi

Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në gjatësinë e flokëve. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

peptide, 17 aminoacide, ekstrakt Saccharomyces Cerevisiae, BENTON Hair Complex, Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa, ekstrakt I gjetheve të Camellia sinensis, peptide, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Lactobacillus/(Houttuynia Cordata/Perilla Frutescens/Camellia Sinensis) Leaf Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Saccharomyces Cerevisiae Extract, 1,2-Hexanediol, Ecklonia Cava Extract, C12-13 Alketh-9, Glycerin, Propanediol, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Niacinamide, Allantoin, Betaine Salicylate, Caffeine, Hydrolyzed Silk, Coptis Japonica Root Extract, Morus Alba Bark Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Sodium Phytate, Alteromonas Ferment Extract, Glycine, Betaine, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Polyglyceryl-10 Stearate, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Biotin, Histidine, Cysteine, Methionine, Sodium Ascorbyl Phosphate, Beta Glucan, Folic Acid, Pyridoxine, Tocopherol, Cyanocobalamin, Beta-Carotene, Linoleic Acid, Thiamine HCI, Riboflavin, Menthol, Menthyl Lactate, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Sodium Citrate, Hydrogenated Lecithin, Caprylyl Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Parfum (Fragrance)

Marka

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).






Shpërndani

6,000.00 ALL 4,000.00 ALL