-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
BENTON Honest Eyelash Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
BENTON Honest Eyelash Serum, është një serum special i linjës “Honest”, që është i specializuar për trajtimin e qërpikëve. Përbërja e tij e veçantë me sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik), arrin të forcojë qërpikët, të jenë të shëndetshëm dhe të duket të shpeshtë nga rrënja e deri tak maja. Me përdorim të përditshëm, brenda 4 javëve do të vëreni ndryshim të dukshëm! Gjithashtu, nëse vendosni qërpikë extension është një trajtim i duhur për të mos dëmtuar qërpikun tuaj natyral, dhe mund të përdoret edhe sipër tyre.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është e patestuar në kafshë.
*10ml
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe pjesën e syve, aplikojeni serumin tek qërpikët nga rrënja tek majat, çdo ditë. Serumi mund të aplikohet edhe tek vetullat.
Përbërësit "magjik"
peptide, acid hialuronik, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Butylene Glycol, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Beta-Glucan, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Phytate, Sodium Citrate, Citric Acid, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE