Pastrues fytyre ujor.

BENTON Honest Cleansing Foam është një larës ujor në formë shkume, i cili në pamje të parë duket si një krem, por më pas shndërrohet në një shkumë të butë. I formuluar me përbërës natyral nga pema e palmës, ndihmon në qetësimin e irritimit të lëkurës dhe tharjen e saj, dhe njëkohësisht shpërbën yndyrën dhe sebumin e tepërt në të. Përmbajta e tij me glicerinë, lule kamelia, dhe ekstrakte nga centella asiatica e bëjnë këtë larës shumë të pëlqyer dhe “bestseller” të produkteve të koleksionit të markës BENTON!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.

*150gr

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit “magjik”

vaji i palmës, centella asiatica, lule kamelia

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Myristic Acid, Glycerin, Lauric Acid, Palmitic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Camellia Japonica Seed Oil, Sodium Lauroyl Glutamate, Sorbitan Olivate, Polyquaternium-10, Portulaca Oleracea Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Hydrolyzed Pea Protein, Phytosterols, Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Squalane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide NP, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, 1,2-Hexanediol, Parfum (Fragrance)

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Honest Cleansing Foam

1,200 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI