BENTON Goodbye Redness Centella Cica Gel është një locion në formë xheli, ku me plot gojë mund ta quajmë një shpëtim për lëkurën akneike dhe atë sensitive! Ky xhel është i formuluar me 80% ekstrakt nga centella asiatica, që qetëson lëkurën e irrituar, duke forcuar njëkohësisht edhe barrierën e saj mbrojtëse. Përbërësit bimorë si houttuynia cordata, tea tree (ekstrakt nga pema e çajit jeshil) dhe fish mint (një lloj nenexhiku), japin kontributin e tyre për të ushqyer, pastruar dhe hidratuar lëkurën në thellësi. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës. Mund të jetë një trajtim shumë i mirë, ashtu si maska BENTON Goodbye Redness Centella Mask, pas qëndrimit në diell ndërsa pushoni në plazh.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.

*100gr

Pasi të keni larë fytyren dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni një sasi të moderuar në fytyrë dhe shtypeni butë derisa të përthithet plotësisht.

Përbërësit “magjik”

centella asiatica, houttuynia cordata, tea tree

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract, Aqua (Water), Glycerin, Pentylene Glycol, Arginine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Gluconate, Chamaecyparis Obtusa Water, Propanediol, Butylene Glycol, Enantia Chlorantha Bark Extract, Oleanolic Acid, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Madecassoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated phosphatidylcholine, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcohol

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

BENTON Goodbye Redness Centella Gel

1,800 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI