Linjës Fermentation Line të markës BENTON krahas esencës, kremit për kujdesin e zonës rreth syve dhe Sheet Mask, i shtohet toneri BENTON Fermentation Galactomyces 99 Skin Toner! Nga vetë emri që ka, ashtu si e gjithë linja, ky toner përmban plot 99% filtrat të fermentuar galactomyces për t'i dhuruar lëkurës hidratim sa më të thellë, shkëlqim, forcim të barrierës mbrojtëse, vitalitet dhe elasticitet! Toneri është i formuluar me përbërësin e patentuar të procesit të nxjerrjes së acidit karbonik, nga akulli i thatë (Dry Ice Carbonic acid DIC). Duke përdorur akull në temperaturë -78.5 gradë Celsius, filtrati i fermentuar galactomyces rezulton se nxjerr përbërës aktiv shumë të pasuruar, prandaj është përdorur ky proces edhe në formulimin e këtij toneri. Çka e bën të veçantë këtë produkt janë vetitë e tij fantastike, si:
- rigjenerim të teksturës;
- ushqim të thellë;
- hidratim në të gjitha shtresat e lëkurës.
Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura duke mos lënë aspak ndjesi ngjitëse. Por gjithashtu ky toner mund t'i japë vlera të shtuara një kremi hidratues apo një vaj të fytyrës, duke i miksuar së bashku. Ky toner përshtatet me lëkurën sensitive falë pH të ulët acidik që përmban përbërja e tij, e ngjashme me atë të lëkurës.

Formula e tij është e hipoalergjike, e testuar dermatologjikish dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën. 

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

99% filtrat të fermentuar galactomyces 

Lista e plotë e përbërësve

Galactomyces Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Caprylhydroxamic Acid, Vitis Vinifera (Grape) Skin Extract, Lacandula Angustifolia (Lavender) Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Fermentation Galactomyces 99 Skin Toner

2,200 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI