Për përkujdesjen e zonës rreth syve, marka e mirënjohur BENTON ka krijuar kremin e syve Fermentation Eye Cream. Ky krem është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTONNë formulimin e tij bashkohen vetitë e përbërësve të fermentuar me ata që luftojnë shenjat e moshës. Fermenti i bifida lysate (probiotik) dhe fermenti i filtruar i galactomyces (me origjinë nga majaja), ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar, ndërsa ceramide-t, acidi hialuronik, aloe vera dhe panthenoli hidratojnë thellësisht lëkurën tuaj. Pa harruar këtu dhe elementet e beta-glucan dhe adenosine që do t’i dhurojnë zonës rreth syve freski dhe gjallëri, për një pamje më rinore.

*10gr / 30gr

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit "magjik"

ferment i filtruar i galactomyces (maja), ferment i bifida lysate (probiotik), ceramide NP, sodium hyaluronate, ekstrakt i gjethes së bimës Aloe Vera, adenosine, panthenol, beta-glucan

Lista e plotë e përbërësve

Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Pentylene Glycol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Cetearyl Olivate, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sorbitan Olivate, Sorbitan Stearate, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Betaine, Beta-Glucan, Panthenol, sh-Oligopeptide-1, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Pulsatilla Koreana Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Fermentation Eye Cream

1,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI