BENTON Fermentation Essence është krijuar posaçërisht per t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës. Kjo esencë është pjesë e linjës së përbërësve të fermentuar të markës BENTON. Formula e saj është shumë e përqëndruar dhe e mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme për lëkurën. Përmban përbërës të fermentuar, si: ferment i filtruar nga galactomyces (maja) dhe ferment nga bifida lisat, të cilët ndihmojnë në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja. Gjithashtu keramidet dhe acidi hialuronik, ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës për ta mbajtur atë gjithmonë të hidratuar dhe plot gjallëri. Versioni i riformuluar nuk përmban: fragrancë dhe ngjyrues artiftical, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Niveli i pH është 6.5-8.5.

*100ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit “magjik”

filtrati i fermentuar i galactomyces, hialuronat natriumi, ceramide, lisati i fermentuar bifida

Lista e plotë e përbërësve

Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Zanthoxylum, Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract Usnea Barbata (Lichen) Extract, Adenosine, Arginine, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Fermentation Essence

2,400 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI