BENTON Cica Gel Sunscreen Serum SPF50+ PA++++, është kremi mbrojtës me review më të mira e markës BENTON, dhe tani bëhet pjesë e koleksionit tonë. Ky ashtu si vete emri është i formuluar me cica, përbërës që qetëson lëkurën e irrituar, duke forcuar njëkohësisht edhe barrierën e saj mbrojtëse. Formulimi i tij përfshinë gjithashtu centella asiatica, e cila zbut irritimet, duke ndihmuar në reduktimin e skuqjeve dhe shenjave të akneve. Acidi hialuronik, një përbërës i fuqishëm hidratues, hidraton thellësisht dhe ruan lagështinë e lëkurës, duke e bërë atë të duket e freskët dhe e rigjeneruar gjatë gjithë ditës. Panthenoli, i njohur gjithashtu si provitamina B5, ushqen dhe forcon barrierën e lëkurës, duke përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj. Kjo formulë e pasur ofron mbrojtje të fuqishme kundër rrezeve UV, duke mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*50ml
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit “magjik”
Cica, centella asiatica, acid hialuronik, panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Silica, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Coco-Caprylate / Caprate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Saccharide Isomerate, Pentylene Glycol, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Decyl Glucoside, Behenyl Alcohol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Betaine, Sodium Acrylate/Acryloyldimethyltaurate/Dimethylacrylamide Crosspolymer, Polyisobutene, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Glycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Butylene Glyco, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hyaluronic Acid, Vincetoxicum Atratum Extract, Biosaccharide Gum, Caprylyl/Capryl Glucoside, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Sorbitan Oleate, Centella Asiatica Extract (100PPM), Tocopherol, Althaea Rosea Flower Extract, Allantoin, Ectoin, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Asiaticoside, Madecassic Acid, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Asiatic Acid, Centella Asiatica Leaf Extract, Fructan, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Acetyl Glucosamine, Citric Acid, Sodium Citrate, Octanediol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).