-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
BENTON Cacao Moist And Mild Serum
1,800.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Ky serum është pjesë e linjës: Benton's Cacao Moist and Mild me përmbajtje ekstrakt kakao. Formulimi me 80% ekstrakte kakao do të ndihmojë që lëkura juaj të duket rinore dhe e shëndoshë duke parandaluar ndarjen e kolagjenit, proteinës që lufton rrudhat. Kakaoja është një përbërës i fuqishëm i pasur me lëndë ushqyese, pasi është i pasur me kalcium, bakër, selen, magnez, mangan, zink, hekur dhe vitamina A, B1, C, D dhe E. Një përbërës me cilësi të lartë i cili ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në mënyrë lokale si edhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Ndërsa, acidi hialuronik do të depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës, për të mundësuar hidratim të thellë. Ky serum gjithashtu përmban ekstrakte nga çaji jeshil, centella, kamomili, druri i nyjës japoneze, rozmarina dhe kafka Baikal për të qetësuar dhe forcuar pengesën natyrore të lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*30ml
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit “magjik”
80% ekstrakte kakao dhe acidi hialuronik, ekstrakt nga çaji jeshil, centella, kamomili, druri i nyjës japoneze, rozmarina dhe kafka Baikal për të qetësuar dhe forcuar pengesën natyrore të lëkurës.
Lista e plotë e përbërësve
Theobroma Cacao (Cocoa) Extract (80%), Butylene Glycol, Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Scutellaria Baicalensis (Baikal Skullcap) Root Extract, Polygonum Cuspidatum (Japanese Knotweed) Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract (150mg), Salix Alba (Willow) Bark Extract, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Theobroma Cacao (Cocoa) Flower Extract (30mg), Madecassoside, Allantoin, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Betaine, Panthenol, Carbomer, Arginine
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
Shpërndani
1,800.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE