Nëse po kërkoni një shampoo me formulë hipoalergjike që balancon pH-in e skalpit, ndalon rënien e flokëve, mban në kontroll yndyrën e tepërt dhe zbokthin, si edhe mund të përdoret çdo ditë pa e irrituar edhe skalpin më sensitiv, atëherë zgjidhja është produkti më i ri i markës BENTON: Beer Yeast Shampoo. Nuk do të duhet më të shpenzoni para edhe kohë në trajtime të ndryshme, mjaftojnë vetëm 5 minuta, dhe këto në kushte të shtëpisë. Përbërësi kryesor i kësaj shampoo-je është 100,000ppm (10%) ekstrakt i majasë së birrës nga Mungyeong. Nuk është zgjedhur rastësisht kjo përbërje sepse struktura e aminoacideve të majasë së birrës është shumë e ngjashme me atë të flokëve. Kjo e bën që shumë përbërës ushqyes si: proteina, vitamina B, biotina (Vitamina B7) dhe selenium që përmban majaja e birrës, përthithen në mënyrë të shkëlqyer nga floku dhe rrënja e tyre. Biotina, kafeina dhe ekstrakt i sojës së zezë ushqejnë skalpin dhe gjatësinë e flokëve, por edhe forcojnë rrënjën e tyre duke ndaluar rënien masive. Nga ana tjetër përmbajtja me dexpanthenol, acid salicilik, niacinamide ekstrakt të mentes, gjethes së bimës Camellia Sinensis dhe rrënjëve të bimëve mjekësore Perilla Frutescens, Houttuynia Cordata dhe Lactobacillus ulin nxehtësinë apo irritimin e skalpit dhe i ofrojnë atij freski dhe pastërti. Kjo shampoo ofron shkumë të butë dhe aroma e saj është shumë e veçantë. Dhe nuk mbaron me kaq... Shampoo-ja do t'i dhurojë flokëve një volum të mahnitshëm dhe rregullim të pH për t'i pasur ata plot shkëlqim. Prandaj, mos u habisni nga komplimentat e shumtë që do të merrni për flokët tuaj! Shampoo ka pH 5.5 dhe sugjerohet të përdoret nga personat që:
• kanë historik genetik në rënien e flokut
• kanë skalp të thatë dhe të irrituar
• kanë flokë të hollë dhe të dobët
• kanë një stil jete të çrregullt
• kanë qeliza të vdekura dhe zbokth në skalpin e tyre
• kanë skalp të yndyrshëm dhe me tendencë mbiprodhimi të sebumit
• kur prekin skalpin ndjejnë vatra të nxehta
• kanë flokë të rrallë te pjesa e kurorës së kokës.

Formula e saj është vegane, e pastestuar në kafshë, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 26 fragranca të cilat shkaktojnë alergji, përbërës PEG, sulfat surfactans, përbërës alergjik.

*Materiali i shishes është 100% plastikë e riciklueshme, e cila tretet në ujë.

*500ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

100,000 ppm ekstrakt të majasë së birrës, biotinë, kafeinë, kstrakt të sojës së zezë 

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Saccharomyces cerevisiae Extract, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Cocamidopropyl Hydroxysultaine, Lauryl Glucoside, Cocamide MIPA, Sodium Cocoyl Isethionate, Lactobacillus/ (Houttuynia cordata/Perilla Frutescens/Camellia Sinensis) Leaf Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Sodium Chloride, Dipropylene Glycol, Polyquaternium-10,1,2-Hexanediol, Glycerin, Propolis Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Malt Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Biotin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia cordata Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Hydroxyacetophenone, Caffeine, Menthol, Caprylyl Glycol, Dexpanthenol, Salicylic Acid, Coconut Acid, Citric Acid, Niacinamide, Sodium Isethionate, Ethylhexylglycerin, Sodium Gluconate, Arginine, Parfum (Fragrance)

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Beer Yeast Shampoo

3,500 ALL 3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI