BENTON Aloe Soothing Mask, është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Kjo maskë është trajtimi më i mirë që mund t’i jepni lëkurës pas një shpërthimi aknesh të padëshiruar dhe pas ekspozimit të gjatë në diell. E formuluar me më shumë se 48% Aloe Vera, si edhe ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinenis, për të qetësuar, hidratuar, dhe rigjeneruar lëkurën. Pëlhura e saj me material tencel, është shumë e lehtë dhe qëndron në mënyrë perfekte mbi lëkurë për të siguruar një eksperiencë të rehatshme gjatë mbajtjes së saj. Niveli i saj i pH është 6.
Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe PEG.
*23gr
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e bimës Aloe Vera, ekstrakt nga Aloe Vera, ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinensis
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua (Water), Camellia Sinensis Leaf Water, Glycerin, Pentylene Glycol, Sodium PCA, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Microcrystalline Cellulose, Sodium Gluconate, Betaine, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Cellulose Gum
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).