Ofrojoni lëkurës tuaj hidratim të thellë pa pasur nevojë të aplikoni produkte të shumta, falë kremit hidratues BENTON Aloe Hyaluron Cream. I formuluar me xhelin e bimës Aloe Vera i cili qetëson lëkurën e irrituar, duke i ofruar asaj hidratim të thellë. Nga ana tjetër formulimi me kompleksin e acidit hialuronik të përbërë nga 7 masa të ndryshme molekulare, mbrojnë lëkurën nga agjentë të jashtëm. Pas aplikimit të këtij kremi, lëkura juaj do të ketë një teksturë të butë, të lëmuar dhe elastike! I përshtatshëm për lëkurën mikse dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, PEG, silikon, paraben, sulfate etj.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e bimës Aloe Vera, pluhur nga gjethja e bimës Aloe Vera, sodium hyaluronate, acid hyaluronik
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua (Water), Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Pentylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Betaine, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Arginine, Carbomer, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Xanthan Gum
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).