BENTON Aloe BHA Skin Toner është një toner eksfoliues kimik me përmbajtje të bimës Aloe Vera, sekrecionit të filtruar nga kërmilli dhe acidit salicilik. Është pjesë e linjës me aloe nga marka BENTON! Të gjithë këta përbërës e bëjnë këtë produkt shumë të dobishëm për lëkurën me tendencë akneike. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura dhe ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt. Ndërkohë, Aloe Vera është një bimë me veti antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. Së fundmi, një ndër përbërësit gjetje të K-Beauty, është sekrecioni i marrë nga kërmilli, i cili rigjeneron lëkurën e lodhur nga stresi dhe ndotja. Ky eksfoliues është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.

Formula e tij është e pa testuar në kafshë dhe nuk përmban: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral.

*30ml / 200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ujë i gjethes së bimës Aloe Vera, sekrecion i filtruar i kërmillit, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua(Water), Butylene Glycol, glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Snail Secretion Filtrate, Beta-Glucan, Polyglutamic Acid, Aspalathus Linearis Extract, Portulaca Oleracea Extract, Psidium Guajava Fruit Extract, Salicylic Acid (0.5%), Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Arginine, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, Benton përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo përbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Aloe BHA Skin Toner

300 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI