BENTON CICA Body Wash është larësi ideal dhe më efikas, për t’i thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë akneve të bezdisshme dhe aq të sikletshme në kurriz dhe në zonat e tjera të trupit! Pastron thellësisht lëkurën, duke ndihmuar në kontrollin e sebumit të tepërt, njëkohë dsisht uke e lënë të hidratuar në fund! Përmban ekstrakte nga argjinarja, kalamina, dhe CICA (kompleks ekstraktesh nga centella asiatica), të cilat ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar. Gjithashtu përmbajtja me 0.5% acid salicilik (BHA), dhe ekstrakt nga gjethja e pemës së çajit Melaleuca Alternifolia (Tea Tree), bëjnë të mundur trajtimin dhe kurimin e akneve të inflamuara. Edhe pse përmban përbërës për trajtimin e akneve, mund të përdoret nga kushdo që dëshiron pastrim dhe qetësim të lëkurës, madje ky larës ka një aromë të mrekullueshme falë ekstraktit të rozmarinës!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*350ml

Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.

Përbërësit “magjik”

argjinare, calamine, centella asiatica, cica, BHA

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Sodium Myristoyl Sarcosinate, Disodium Cocoamphodiacetate, Centella Asiatica Leaf Water, Acrylates Copolymer, Lauryl Betaine, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Salicylic Acid, Houttuynia Cordata Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Trehalose, Methylpropanediol, Styrene/Acrylates Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Camellia Sinensis Leaf Water, Dipotassium Glycyrrhizate, Beta-Glucan, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Cyanocobalamin, Calamine, Ceramide Np, Polyquaternium-51, Disodium Edta, Hexylene Glycol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Tocopherol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Customer Reviews

No reviews yet Write a review

BENTON CICA Body Wash

2,500 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI