-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
BEAUTY OF JOSEON Revive Under Eye Patch
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
BEAUTY OF JOSEON Revive Under Eye Patch Ginseng + Retinal janë patch-e hidroxheli të krijuara për kujdesin e zonës delikate rreth syve, duke ndihmuar në hidratimin dhe në përmirësimin gradual të pamjes së vijave të holla, teksturës dhe shenjave të lodhjes. Formula kombinon Ginseng, Retinal, Bakuchiol, Collagen dhe Acetyl Hexapeptide-8, përbërës që fokusohen në një pamje më të lëmuar dhe më të freskët të zonës së syve. Retinali ndihmon gradualisht në përmirësimin e pamjes së teksturës dhe vijave të imëta, ndërsa Bakuchiol dhe peptidet plotësojnë kujdesin për një pamje më elastike dhe të rigjallëruar. Ceramide NP, Beta-Glucan dhe Centella Asiatica nga ana tjetër ndihmojnë në mbështetjen e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit të kësaj zone të ndjeshme. Materiali hidrogel përshtatet mirë me konturin poshtë syve dhe mbulon edhe pjesën e sipërme të mollëzës, duke ndihmuar që esenca të qëndrojë në kontakt me lëkurën gjatë aplikimit. Pas përdorimit, zona rreth syve ndihet më e hidratuar, më e butë dhe duket më e freskët. Me përdorim të rregullt, formula ndihmon gradualisht në përmirësimin e pamjes së vijave të holla dhe teksturës. Për shkak të përmbajtjes së Retinalit, rekomandohet që përdorimi të futet gradualisht në rutinë, veçanërisht për lëkurën e ndjeshme, dhe gjatë ditës të përdoret gjithmonë krem mbrojtës me SPF.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij. Për shkak të formulimit sugjerohen vetëm në rutinën e mbrëmjes.
Përbërësit "magjik"
Ginseng Root Water, Retinal, Bakuchiol, Kolagjen, Ceramide NP, Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Panax Ginseng Root Water, Water/Aqua, Glycerin, Collagen Water, 1,2-Hexanediol, Chondrus Crispus, Hydroxyacetophenone, Algin, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Butylene Glycol, Potassium Chloride, Glucomannan, Hydrolyzed Collagen, Xanthan Gum, Sucrose, Titanium Dioxide, Mica, Synthetic Fluorphlogopite, Adenosine, Maltodextrin, Disodium EDTA, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Tin Oxide, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta-Glucan, Ceramide NP, Caprylyl Glycol, Retinal, Bakuchiol, Acetyl Hexapeptide-8
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











