Keni nevojë të shtoni në rutinë një serum me efekt rigjenerues dhe njëkohësisht të minimizojë shenjat e moshës? BEAUTY OF JOSEON Revive Serum: Ginseng + Snail Mucin do të mahnisë këdo që me përdorimin e parë! Formulimi me ujë të rrënjës së ginseng-ut i pasur me antioksidantë të ndryshëm, ofron forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Ky përbërës njihet ndryshe si superushqim, si për organizmin, por edhe për trajtimin e lëkurës, dhe konkretisht trajton intensivisht vijat e holla dhe rrudhat. Nga ana tjetër sekrecioni i filtruar i kërmillit ofron rigjenerim të lëkurës, njëtrajtësim të teksturës, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashtu ky serum nxit prodhimin e qelizave të reja, duke promovuar një lëkurë të shëndetshme! Nga ana tjetër niacinamidet ndihmojnë në minimizimin e poreve. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë dhe mikse, dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës. Ky serum ka formulim jokomedogjenik dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

uji nga rrënja e ginseng-ut, sekrecion i filtruar kërmilli

Lista e plotë e përbërësve

"Panax Ginseng Root Water, Water, Butylene Glycol, Snail Secretion Filtrate, Dipropylene Glycol 1,2-Hexanediol. Glycerin, Niacinamide, Propanediol, Trehalose, Carbomer, Tromethamine, Xanthan Gum, Centella Asiatica Extract Ganoderma Lucidum (Mushroom) Extract, Panax Ginseng Root Extract, Malt Extract, Sodium Polyacrylate, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Disodium Edta, Phellinus Linteus Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid Forsythia Suspensa Fruit Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate"

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Revive Serum: Ginseng + Snail Mucin

2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI