-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
BEAUTY OF JOSEON Revive Firming Moisturizer : Ginseng + Retinol
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
BEAUTY OF JOSEON Revive Firming Moisturizer është një krem hidratues me teksturë të lehtë gel-cream, i krijuar për të mbështetur elasticitetin e lëkurës dhe për të përmirësuar gradualisht pamjen e vijave të holla dhe teksturës jo të njëtrajtshme. Formula kombinon Retinolin e fermentuar, që përmban 0.01% retinol të pastër, me kompleksin Ginseng Ceramide™, duke ofruar një qasje të balancuar mes kujdesit kundër shenjave të moshës, hidratimit dhe mbështetjes së barrierës së lëkurës. Retinoli ndihmon gradualisht në përmirësimin e pamjes së vijave të imëta, teksturës dhe elasticitetit, ndërsa Panax Ginseng Root Extract plotëson formulën me veti antioksiduese dhe ndihmon në mbështetjen e një pamjeje më të freskët dhe vitale. Ginseng Ceramide™, Ceramide NP dhe Phytosphingosine ndihmojnë në mbështetjen e barrierës natyrale të lëkurës dhe ruajtjen e lagështisë, ndërsa Squalane dhe Sodium Hyaluronate ofrojnë hidratim dhe ndihmojnë që lëkura të ndihet më e butë dhe më elastike. Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate nga ana tjetër plotësojnë formulën duke ndihmuar në qetësimin e lëkurës. Tekstura e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë ose ngjitëse, duke e bërë kremin të përshtatshëm për përdorim në rutinën e përditshme. I përshtatshëm për çdo tipologji edhe për lëkurën e ndjeshme, megjithatë, për shkak të përmbajtjes së retinolit, rekomandohet futja graduale në rutinë. Gjatë ditës, përdorimi i kremit mbrojtës me SPF është thelbësor.
*60ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Fermented Retinol, Ginseng, Ceramide NP, Phytosphingosine, Squalane, Sodium Hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, 2,3-Butanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Isononyl Isononanoate, Hydroxyethyl Urea, Elaeis Guineensis (Palm) Kernel Oil, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Polyglyceryl-2 Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Tromethamine, Glyceryl Stearate, Hydroxyacetophenone, Stearyl Alcohol, Squalane, Caprylyl Glycol, Jojoba Esters, Camellia Japonica Seed Oil, Allantoin, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Sodium Phytate, Butylene Glycol, Phytosphingosine, Retinol, Tridecane, Hydrogenated Lecithin, Panax Ginseng Root Extract, Coptis Japonica Root Extract, Tocopherol, Dipotassium Glycyrrhizate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Glycolipids
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











