BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide është “sekreti” për të pasur lëkurë me efekt “glow”! Marka BEAUTY OF JOSEON njihet për formulimet e pastra me përbërës bimorë koreanë. Me anë të këtij serumi, ajo i adresohet lëkurës me tendencë akneike, qetësimit dhe shërimit të saj ndaj çdo shpërthimi apo irritimi. Formulimi me 60% propolis, i njohur tashmë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike, antiseptike dhe anti-inflamatore, përveçse qetëson dhe hidraton lëkurën, ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë qelizor. Ndërsa përbërja me 2% niacinamide mundëson zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post akne.Duke e aplikuar vazhdimisht serumin do të vëreni lehtësisht minimizimin dhe tkurrjen e poreve, si edhe një shkëlqim tejet natyral të lëkurës! Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ky serum ka pH të ulët 6.3, dhe është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. Serumi mund të përdoret gjatë periudhës së shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

propolis, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Water, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Centella Asiatica Extract, Corallina Officinalis Extract, Lotus Corniculatus Seed Extract, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Betaine Salicylate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Pentylene Glycol, Octanediol, Tocopherol, Xanthan Gum, Carbomer

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide

1,100 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI