BEAUTY OF JOSEON Dynasty Cream është produkti i parë i prodhuar nga marka BEAUTY OF JOSEON, dhe mbetet ndër produktet më të preferuara. Falë formulimit të tij shumë të pasur, ky krem siguron lagështi, ushqim dhe parandalon dehidratatimin e lëkurës. Formulimi i tij është shumë i veçantë pasi përmban ujë nga krundet e orizit, ujë nga rrënja e ginseng-ut, squalene, niacinamide etj. Krundet e orizit janë përbërësi më efektiv i orizit të bluar. Në dinastinë JOSEON, uji me krunde orizi përdorej si toner dhe quhej Beauty Water. Pra uji i bukurisë! Ky krem përmban 29% ujë nga krundet e orizit, të cilat janë të pasura me aminoacide, minerale dhe vitaminë E dhe ndihmojnë në mbajtjen e një lëkure të hidratuar dhe të shëndetshme. Nga ana tjetër formulimi me 5% ujë nga rrënja e ginseng-ut i rikthen shkëlqimin lëkurës, dhe e ushqen atë, pasi përmban saponina. Ginseng-u është përbërësi bimor më i rëndësishëm në historinë koreane. Në dinastinë JOSEON quhej "Shincho" që do të thotë barishte nga perënditë. Nga ana tjetër formulimi me 2% squalene, i cili ka veti të ngjashme me sebumin, ndihmon në balancimin e tij dhe lagështisë duke vepruar si një barrierë mbrojtëse ndaj agjentëve të jashtëm. Ndërsa 2% niacinamide, ndihmon në tkurrjen e poreve duke rregulluar sekretimin e sebumit. Ky krem përmban keramide dhe ekstrakt të mjaltit për t'i shtuar vetitë fantastike hidratuese lëkurës, dhe madje për t'i rritur elasticitetin. Menjëherë pas aplikimit ky krem siguron butësi dhe shkëlqim në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave.
*50ml/100ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
ujë nga kokrrizat e orizit, ekstrakt mjalti, keramide, squalene, ujë nga rrënja e ginseng-ut
Lista e plotë e përbërësve
Water, Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Glycerin, Panax Ginseng Root Water, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Squalane, Butylene Glycol, Propanediol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Hydrogenated Coconut Oil, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Caprylic/Capric Triglyceride, Disodium EDTA, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Honey Extract, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Coptis Japonica Root Extract, Raphanus Sativus (Radish) Seed Extract, Lycium Chinense Fruit Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Phellinus Linteus Extract, Dextrin, Scutellaria Baicalensis Root Extract
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.