ATOPALM Maternity Care Relaxing Leg Cream është krem për këmbët i linjës Maternity Care nga marka ATOPALM! Ky krem është një ndihmë e shpejtë për të reduktuar lodhjen dhe enjtjen në këmbë, duke u ofruar atyre ndjesi freskuese dhe qetësuese, dhe ndërkohë duke rritur elasticitetin e lëkurës. Përbërësit e tij me veti freskuese kanë origjinë natyrale, dhe me prejardhje ekstraktesh bimore, për të nxitur freskinë, hidratimin dhe ushqimin e lëkurës së këmbëve. Konsistenca e këtij kremi është e lehtë dhe jo ngjitëse, duke u përhapur dhe përthithur lehtësisht nga lëkura. Sugjerohet të përdoret sidomos nga femrat gjatë dhe pas shtatëzanisë, udhëtimeve të gjata dhe ushtrimit fizik! 

*150ml 

Përdoreni pas larjes së trupit ose kurdoherë që nevojitet. Aplikoni një sasi të bollshme, duke e nisur masazhimin nga pjesa e poshtme e këmbës deri tek gjuri. 

Përbërësit "magjik"

glicerinë, ekstrakt i farave nephelium longana, vaj i farave limanthes alba, panthenol, ekstrakt ganoderma lucidum (kërpudhë) stem

Lista e plotë e përbërësve

Water/Aqua, Butylene Glycol, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Cocoglycerides, Pentylene Glycol, Capryiccapric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Lecthin, Nephelium Longana Seed Extract, Limnanthes Alba Seed Oil, Erythritol, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Stem Extract, Phytosterols, Panthenol, Myristoylpalmitoyl Oxostearamide/arachamide Mea, Sorbitan Stearate, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Stearic Acid, Caprylyl Glycol, Carbomer, Arginine, Xanthan Gum, Sodium Acrylates Copolymer, Ethyl Menthane Carboxamide

Marka ATOPALM u krijua nga dashuria e një babai për fëmijët e tij dhe pasioni për kërkimin. Prej më shumë se 10 vitesh studim dhe kërkim të njohurive për gjetjen e zgjidhjes dhe trajtimit të lëkurës së ndjeshme, si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit, lindi marka ATOPALM. Kjo markë kontribuon në mbrojtjen dhe kujdesin e shëndetit të lëkurës. 

ATOPALM Maternity Care Relaxing Leg Cream

1,500 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI