Ndiheni të lodhur pas një dite të ngarkuar? Jo, nuk është më nevoja të shkoni në një SPA, por çlironi gjithë stresin dhe energjitë negative në trupin dhe mendjen tuaj, me një dush të ngrohtë me larësin e trupit: AROMATICA Serene Lavender & Marjoram Body Wash!
Formulimi me vajra esencialë livandoje dhe të bimës marjoram do t'ju relaksojë dhe njëkohësisht do t'ju mbushë plot me energji pozitive. Ka një konsistencë në formë xheli, që në kontakt me ujin krijon flluska. Përbërja me vajra të shëndetshëm do të zbusë dhe do të ushqejë thellësisht lëkurën, duke siguruar nëpërmjet aromës relaksuese paqen e brendshme shpirtërore. E përshtatshme për çdo tip lëkure! Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me locionin e së njejtës linjë, AROMATICA Serene Lavender & Marjoram Body Lotion.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*300ml

Merrni një sasi të konsiderueshme dhe masazhojeni të gjithë trupin. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Më pas vazhdoni duke lyer trupin me kremin e linjës ose vajin e trupit. 

Përbërësit "magjik"

97.6% përbërës natyral si: vaj livandoje, vaj livandoje hibride, vaj i gjethes marjoram.
Vajrat ekstraktohen në mënyrë natyrale, duke zier gjethet e bimëve.

Lista e plotë e përbërësve

Lavandula angustifolia extract, Aqua, Sodium cocoyl isethionate, Lauryl betaine, Sodium methyl cocoyl taurate, Lauryl glucoside, Sodium chloride, Coco-betaine, 1.2-Hexanediol, Capryly glycol, Tetrasodium iminodisuccinate, Panthenol, Potassium hydroxide, Linalool, Ethythexylglycerin, Lavandula angustifolia oil, Lavandula hybrida oil, Polyauaterníum-10, Limonene, Styrax benzoin  gum, Citrus aurantium beraamia fruit oil, Canarium luzonicum gum oil, Origanum majorana leaf oil

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Serene Lavander & Marjoram Body Wash

2,700 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI