AROMATICA Ritual Hair Oil lavender & Patchouli nga vetë emri që ka do të kthehet në një ritual për kujdesin e flokëve! Ky vaj kaq special, sapo ka dalë në treg nga marka vegane AROMATICA, dhe vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! Çfarë e bën të veçantë këtë produkt është përmbajtja e tij e pastër pa silikon dhe formulimi i tij tejet inovativ! I formuluar me vajra neutral me bazë bimore, do të arrijë të hidratojë dhe zbusë flokët, duke lënë një përfundim shumë të freskët. Vaji i farës Pracaxi dhe vaji Babassu, i mbron flokët nga dëmtimet e jashtme siç mund të jetë: dëmtimi nga boja dhe dekolorimi apo përdorimi i pajisjeve stiluese. Ndërsa formulimi me vajin Moringa, vaji i bërthamës së arganit dhe vaji joboba ofron hidratim, elasiticitet dhe flokë shumë të butë e të mëndafshtë si kurrë më parë! Ndërsa vaji i bajames së ëmbël, vaji i kokosit dhe vaji i trëndafilit do t'i forcojnë ato duke minimizuar majat dyshe. Vaji i livandos, patchoul-it, rosewoord, ylang ylang, bergamot dhe orange sweet, të zgjedhur nga aromaterapistët më të njohur dhuron një aromë të mrekullueshme flokëve, por duke ndihmuar edhe në çlodhjen dhe relaksimin e mëndjes.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale.
*50ml
Merrni një sasi të përshtatshme të vajit dhe aplikojeni butësisht në flokët tuaj. Aplikoni më shumë në majat dyshe dhe pjesët e dëmtuara të flokëve për efekt më maksimal. Ndërsa për përdorim si një maskë trajtuese gjatë natës, aplikojeni në të gjithë flokun dhe më pas mund t'a shpëlani mëngjesin e ditës së nesërme. Mos u shqetëson për asnjë irrim të lëkurës, sepse të gjithë përbërësit janë të sigurt edhe në kontakt me lëkurën.
Përbërësit "magjik"
livando, patchouli, vaji i farës Pracaxi, vaji Babassu, vaji Moringa, vaji joboba, vaji argani, vaj kokosi
Lista e plotë e përbërësve
Isopropyl Myristate(Emollient), Ethylhexyl Palmitate(Plant-derived emollient), Citrus Aurantium Bergamia Fruit Oil, C13-15 Alkane(Plant-derived solvent), Propylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate(Plant-derived emulsifier), Pentaclethra Macroloba Seed Oil(Pracaxi oil), Argania Spinosa Kernel Oil, Orbignya Oleifera Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil(Moringa seed extract), Simmondsia Chinensis Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Olus Oil, Cocos Nucifera Oil, Tocopherol(Vitamine E), Lavandula Angustifolia Oil, Aniba Rosodora Wood Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Pogostemon Cablin Oil(Patchouli oil), Coco-Caprylate/Caprate(Coconut-derived emollient), Limonene(Ingredient in Bergamot oil), Linalool(Ingredient in Bergamot oil), Citral(Ingredient in Bergamot oil), Benzyl Benzoate(Ingredient in Ylang ylang oil), Geraniol(Ingredient in Rosewood oil)
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.