AROMATICA Quinoa Protein Hair Ampoule është një ampulë në formë spray për flokët, me një formulim shumë të përqëndruar. Pjesë e linjës së trajtimit të flokëve me quinoa nga marka AROMATICA! Përbërja e saj e veçantë me ekstrakt quinoa dhe peptide, me një peshë të ulët molekulare (LPP), forcojnë kutikulat e dëmtuara të flokëve dhe i ushqejnë ato me proteina. Kjo ampulë i mbron flokët edhe  nga rrezet UV të dëmshme të diellit. Përbërësi tjetër i quajtuar tamarind (një hurmë indiane), ofron hidratim të thellë, për mos këputjen e flokëve, dhe duke i lënë të butë. Formulimi me 5 lloje vajrash organik, si: vaji nga fruti seabuckthorn, vaji pracaxi, vaji i bajames së ëmbël, vaji baobab dhe vaji i farave të lulediellit, mbrojnë kutikulat e flokut deri në 5 shtresa. Pas përdorimit të saj flokët tuaj do të marrin jetë dhe do i ndjeni më elastikë dhe të shëndetshëm si kurrë më parë, prandaj e sugjerojmë më së shumti për flokë shumë të dëmtuar, të dekoloruar dhe bjondë. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me maskën e po të njëjtës linjë: AROMATICA Quinoa Protein Treatment Mask.

*100ml

Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojni në flokë. Gjithashtu mund t’a aplikoni atë përpara se të përdorni pajisje modelimi, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.

Përbërësit “magjik”

ekstrakt quinoa, peptide, tamarind (hurmë indiane) vaji Seabuckthorn, vaji Pracaxi, vaji i bajames së ëmbël, vaji Baobab dhe vaji i farave të lulediellit

Lista e plotë e përbërësve

97.4% Natural-derived ingredients

Chenopodium Quinoa Seed Extract(85%), Cocos Nucifera Oil, Cetearyl Olivate(Olive-derived emulsifier), Sorbitan Olivate(Olive-derived emulsifier), Decyl Cocoate(Coconut-derived emollient), Glyceryl Stearate(Plant-derived emulsifier), Triethylhexanoin(Emollient), Avena Sativa Protein Extract(Oat-derived emollient, 0.85mg), Copper Tripeptide-1(Amino acid bonds emollient), Acetyl Hexapeptide-8(Amino acid bonds emollient), Palmitoyl Pentapeptide-4(Amino acid bonds emollient), Palmitoyl Tetrapeptide-7(Amino acid bonds emollient), Palmitoyl Tripeptide-1(Amino acid bonds emollient), Ceramide NP(Tonka bean-derived ceramide), Hippophae Rhamnoides Oil, Pentaclethra Macroloba Seed Oil(Pracaxi oil), Prunus Amygdalus Dulcis Oil, Adansonia Digitata Seed Oil, Helianthus Annuus Seed Oil, Tamarindus Indica Seed Polysaccharide(Tamarind seed-derived moisturizer), Olus oil, Panthenol(Vitamin B5), Glycerin(Plant-derived moisturizer), Tocopherol(Vitamine E), Coco-Caprylate/Caprate(Coconut-derived emollient), Behentrimonium Chloride(Hair emollient), Polyglyceryl-10 Laurate(Plant-derived emulsifier), Dipropylene Glycol(Moisturizer), Hydroxyacetophenone(Antioxidant), Polyglyceryl-10 Myristate(Plant-derived emulsifier), Caprylyl Glycol(Emollient), Isopropyl Alcohol(Emollient), *Lavandula Hybrida Oil, *Linalool(Ingredient in Lavandula Hybrida oil), *Aniba Rosodora Wood Oil, *Cananga Odorata Flower Oil, *Pelargonium Graveolens Flower Oil(Rose geranium oil), Aqua, Malt Extract, *Citronellol(Ingredient in Pelargonium Graveolens Flower Oil), *Geraniol(Ingredient in Pelargonium Graveolens Flower Oil), *Benzyl Benzoate(Ingredient in Cananga Odorata Flower Oil), Dipotassium Glycyrrhizate(Licorice-derived anti-irritation agent), 1,2-Hexanediol(Emollient) *Naturally found in essential oil(s)

Aromatica, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.

E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.

Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.

Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.

Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.

E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Quinoa Protein Hair Ampoule

2,100 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI