Thuajini lamtumirë ndjesisë së thatë të lëkurës së trupit me AROMATICA Circulating Juniper Berry & Ginger Body Oil! Ky vaj trupi përmes aromaterapisë, rivendos ekuilibrin mes mendjes e trupit, dhe i mbush me energji pozitive. Vajrat esencialë të manaferrës së dëllinjës dhe xhinxherit, stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe drenimin limfatik, duke krijuar një rrugë që lejon karikimin e trupit me energji. Vaji i jojobas, i ngjashëm me sebumin natyral të lëkurës, është i pasur me vitaminë A, D dhe E. Kjo përbërje e pasur e zbut dhe hidraton lëkurën. Formulimi, gjithashtu me 6 lloje vajrash që ekstraktohen nga: ulliri, bajamet, luledielli e të tjera, përveçse i jep lëkurës ushqim, e ndihmon në rritjen e elasticitetit duke luftuar celulitin dhe strijave! Prandaj këtë produkt e sugjerojmë për përdorimin gjatë shtatëzanisë për të shmangur problematikat e sipërpërmendura!

*100ml

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificialë.

Aplikojeni butësisht në lëkurë të njomë, me lëvizje rrethore që ngjiten lart. Kështu, stimulohet drenimi limfatik, që pastron trupin nga toksinat.

Përbërësit "magjik"

100% përbërës natyral si: vaj esencial i manaferrës së dëllinjës, vaj esencial xhinxheri.

Lista e plotë e përbërësve

Helianthus annuus seed oil, Prunus amygdalusdulcis oil, Olea europaea fruit oil, Simmondsia chinensis seed oil, Limnanthes alba seed oil, Olea europaea husk oil. *Juniperus communis fruit oil, *Cupressus sempervirens oil, *Pogostemon
cablin oil, Olus oil, Foeniculum vulgare oil, "Limo-nene, Tocopherol, Oenothera biennis oil. Zingiber officinale oil, Citral, *Linalool
*Naturally found in essential oils

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

AROMATICA Circulating Juniper Berry & Ginger Body Oil

1,900 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI