Ndjeni që rutina e përditshme po ju “mbyt” dhe ju kanë shteruar fuqitë për punë?
Në ndihmën tuaj vjen AROMATICA Awakening Peppermint & Eucalyptus Body Oil! Përmes përbërjes me vaj menteje dhe eukalipti, do të bëheni si një magnet për energji të reja dhe pozitive! Vaji i jojobas, i ngjashëm me sebumin natyral të lëkurës, i pasur me vitamina A, D dhe E, zbut dhe hidraton thellësisht lëkurën! Formulimi me 6 lloje vajrash që ekstraktohen nga: ulliri, bajamet, luledielli e të tjera, përveçse i jep lëkurës ushqim, e ndihmon në rritjen e elasticitetit të saj! Që në përdorimin të parë ë këtij vaji, lëkurën do ta ndjeni të butë dhe me një shkëlqim rrezatues!
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, GMP dhe e patestuar në kafshë. Ky produkt ka paketim të riciklueshëm.
*100ml
Aplikojeni butësisht në lëkurë të njomë, me lëvizje rrethore që ngjiten lart. Kështu, stimulohet drenimi limfatik, që pastron trupin nga toksinat.
Përbërësit "magjik"
100% përbërës natyral si: vaj menteje, vaj eukalipti, vaj i jojobas
Lista e plotë e përbërësve
Helianthus annuus seed oil, Mentha piperita oit, Prunus amygdalus dulcis oil, Olea europaea fruit oil, Limnanthes alba seed oil, Simmondsia chinensis seed oil, Olea europaea husk oil, Rosmarinus officinalis leaf oil, Eucalyptus giobulus leaf oil, *Limonene, Olus oil, *Cedrusatlantica bark oil, *Styrax benzoin gum, *Lavandula angustifolia oil, Linalool, Tocopherol, Oenothera biennis ol, Benzyl benzoate, *Benzyl
alcohol, *Eugenol, *Geraniol Vegan formula
*Naturaly found in essential oil(s)
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.