ARENCIA TXA Booster Shot

2,400.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.

Përshkrimi

ARENCIA TXA Booster Shot është një serum i përqendruar i krijuar për të targetuar njollat, shenjat post-akneve dhe tonin jo të njëtrajtshëm të lëkurës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të ndritshme dhe uniforme. Formula me 5% Tranexamic Acid vepron si përbërësi kryesor kundër hiperpigmentimit, ndërsa Niacinamide, Vitaminë C, Glutathione dhe Ferulic Acid plotësojnë veprimin ndriçues dhe antioksidues të formulës. Peptidet mbështesin pamjen e elasticitetit dhe butësisë së lëkurës, ndërsa Panthenol, Allantoin dhe Ceramide ndihmojnë në hidratimin, qetësimin dhe mirëmbajtjen e barrierës mbrojtëse. Kombinimi i këtyre aktivëve e bën serumin veçanërisht të përshtatshëm për rutinat që synojnë hiperpigmentimin, njollat e errëta dhe shenjat pas akneve. Me përdorim të vazhdueshëm, lëkura mund të duket gradualisht më e ndritshme, më uniforme dhe me pamje më të njëtrajtshme. I përshtatshëm për çdo tipologji. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30ml

Përdorimi

Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

5% Tranexamic Acid, Niacinamide, Vitaminë C, Glutathione, Ferulic Acid, Peptide, Ceramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Tranexamic Acid, Propanediol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Silica, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Cyanocobalamin, Decyl Glucoside, Sodium Phytate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Sclerotium Gum, Dextrin, Panthenol, Allantoin, Arisaema Amurense Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Punica Granatum Fruit Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Glutathione, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-29, Ceramide NS, Ceramide AS, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Ceramide AP, Ceramide EOP, Acetyl Hexapeptide-37, Palmitoyl Tripeptide-38, Palmitoyl Hexapeptide-12, Sodium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Ferulic Acid

Marka

Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.

Shpërndani

2,400.00 ALL 1,800.00 ALL