ANUA Peach 70% Niacin Serum

2,700.00 ALL 2,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

ANUA Peach 70% Niacin Serum është padyshim një nga serumet më të dashura dhe më të kërkuara nga të gjitha produktet e kësaj marke, duke u bërë viral dhe duke fituar vlerësime të shkëlqyera për efektet e tij të jashtëzakonshme. Formulimi unik me 70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica) i cili është një përbërës i pasur me vitamina dhe antioksidant ndihmon lëkurën të ruajë pamje më të freskët & rinore. Ky serum përmban gjithashtu 5% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, që ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse, duke reduktuar ndjeshëm pamjen e poreve dhe hiperpigmentimin post-akne. I pasuruar me kompleksin inovativ Peach Yogurt (ekstrakt lulesh pjeshke dhe betainë salicilate) i kombinuar në harmoni me vitaminën B12 dhe acid hialuronik, ky serum do të ushqyejë dhe hidratojë intensivisht lëkurën. Jemi të sigurtë që formula e tij e përqendruar dhe efektive do të transformojë lëkurën, duke e bërë më të pastër, më të butë dhe me një shkëlqim të natyrshëm që reflekton shëndet dhe vitalitet. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë të thatë.

*Ky serum është testuar dermatologjikisht dhe është zbuluar se:

*13.57% Njëtrajtësim tonalitetit
*22.46% Reduktim i prodhimit të melaninës

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*30ml

Shpërndani