ANUA Heartleaf LHA Moisture Peeling Gel është një xhel eksfoliues jashtëzakonisht i butë, i formuluar për të përmirësuar teksturën dhe shëndetin e lëkurës pa shkaktuar asnjë irritim apo tharje të tepërt. Formulimi i tij përmban LHA (Capryloyl Salicylic Acid), një formë më e butë e Acidit Salicilik (BHA), e cila depërton lehtësisht në shtresat sipërfaqësore të lëkurës për të hequr qelizat e vdekura dhe për të pastruar në thellësi poret. LHA jo vetëm që eksfolion butësisht lëkurën, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e prodhimit të yndyrës, duke parandaluar bllokimin e poreve dhe shfaqjen e papastërtive. Kremi përmban gjithashtu ekstraktin e Houttuynia Cordata (Heartleaf), i njohur për vetitë e tij të fuqishme anti-inflamatore dhe qetësuese. Ky përbërës ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe skuqjeve. Ndërsa, ekstrakti i brokolit i cili është një antioksidant i fuqishëm do të mbrojë lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm, duke ndihmuar gjithashtu në përmirësimin e elasticitetit dhe tonit të lëkurës. Përdorimi i rregullt i këtij xheli jo vetëm që përmirëson dukshëm teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar dhe të butë, por gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së poreve të zgjeruara. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*120ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish
Përbërësi "magjik"
LHA, Houttuynia Cordata, ekstrakti brokoli
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Cellulose, 1,2-Hexanediol, Houttuynia Cordata Extract (10,000ppm), Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Propanediol, Allantoin, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Dextrin, Polyglyceryl-10 Laurate, Gardenia Florida Fruit Extract, Disodium EDTA, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Glycerin, Aloe Ferox Leaf Extract, Bioflavonoids, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Capryloyl Salicylic Acid (1,000ppb), Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Ethylhexylglycerin
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.