ANUA Heartleaf 77% Clear Up Pad, është një toner në trajtë shumë të butë eksfoliues i cili përmban 70 copë tamponë pambuku për hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Me një përqendrim të lartë prej 77% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum), ky toner ndihmon në qetësimin e irritimeve të ndryshme të lëkurës, balancimin e sebumit të tepërt dhe mbajtjen e nivelit të duhur të lagështisë së nevojshme. Formulimi i tij përmban glukonolakton për të eksfoliuar butësisht qelizat e vdekura. PHA gjithashtu lufton glikacionin, një proces që ndodh kur sheqeri i tretur i bashkohet kolagjenit, duke dobësuar atë së bashku me nivelet e elastinës, e cila ndikon dhe në parandalimin e shenjave të moshës. Ky toner përmban kompleksin Anti Sebum P (Ekstrakt i gjetheve të Pinus Palustris, Ekstrakt i luleve të aguliçes së mbrëmjes, Ekstrakt i rrënjës së Ulmus Davidiana, Ekstrakt i rrënjës Pueraria Lobata) për të ndihmuar në balancimin e sebumit të tepërt, tkurrjen e madhësisë së poreve si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*70ea

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.

Përbërësit "magjik"

77% të ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf,  PHA, Anti Sebum P (Ekstrakt i gjetheve të Pinus Palustris, Ekstrakt i luleve të aguliçes së mbrëmjes, Ekstrakt i rrënjës së Ulmus Davidiana, Ekstrakt i rrënjës Pueraria Lobata)

Lista e plotë e përbërësve

Houttuynia Cordata Extract (77%), Water, Gluconolactone, Propanediol, Tromethamine, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Portulaca Oleracea Extract, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Sodium Phytate

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

ANUA Heartleaf 77% Clear Up Pad

1,800 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI