ANUA Collagen Retinol Refining Gua Sha Cream

3,200.00 ALL 2,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 29 dhe Tetor 30.

Përshkrimi

ANUA Retinol Refining Gua Sha Cream është një krem kundër shenjave të moshës, i krijuar për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, si dhe për të lëmuar pamjen e vijave të holla dhe rrudhave në zonën e qafës, nofullës dhe dekoltesë. Produkti vjen me një aplikator të integruar në formën e një Gua Sha, i cili mundëson aplikimin e kremit dhe masazhimin e zonave të synuara në një hap të vetëm. Formula kombinon retinolin, kolagjenin e hidrolizuar dhe peptidet, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së teksturës dhe elasticitetit të lëkurës. Retinoli mbështet rinovimin e sipërfaqes së lëkurës dhe ndihmon në lëmimin e vijave të holla, ndërsa kolagjeni i hidrolizuar kontribuon në ruajtjen e hidratimit dhe në një pamje më të lëmuar. Niacinamidet nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës, ndërsa glicerina, panthenoli dhe skualani ndihmojnë në hidratimin, ushqimin dhe ruajtjen e barrierës mbrojtëse të saj. Aplikatori Gua Sha përshtatet me konturet e nofullës dhe qafës, duke mundësuar masazhimin e butë të lëkurës dhe duke e bërë aplikimin më praktik. Tekstura e kremit është krijuar për t'u shpërndarë lehtësisht, duke ndihmuar që lëkura të ndihet më e butë dhe më e hidratuar. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurat që shfaqin vija të holla, rrudha, humbje të elasticitetit dhe shenja të dukshme të moshës, si dhe për ata që dëshirojnë të përfshijnë kujdesin me retinol dhe masazhin Gua Sha në rutinën e tyre. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*80ml

Përdorimi

Rrotulloni aplikatorin për ta hapur dhe shtypni lehtë tubin derisa të dalë një sasi e përshtatshme kremi. Rrëshqiteni aplikatorin Gua Sha mbi qafë, nofull, dekolte dhe klavikula, duke kryer lëvizje të buta nga poshtë-lart dhe nga qendra drejt pjesës së jashtme.

Masazhojeni për rreth 5 minuta ose derisa produkti të përthithet. Pas përdorimit, rrotullojeni përsëri aplikatorin për ta mbyllur dhe pastrojeni sipërfaqen e tij me një pecetë të pastër.

Për shkak se formula përmban retinol, për lëkurat e ndjeshme këshillohet të fillohet me përdorim gradual, 2–3 herë në javë. Gjatë ditës aplikoni gjithmonë krem mbrojtës me SPF50+.

Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me retinoide të tjera ose acide eksfoliuese të forta, nëse lëkura juaj irritohet lehtë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Retinol, kolagjen i hidrolizuar, peptide, niacinamid, glicerina, panthenol, skualan

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Isononyl Isononanoate, 1,2-Hexanediol, Castor Oil/IPDI Copolymer, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hexyldecyl Myristoyl Methylaminopropionate, Squalane, Arginine, Carbomer, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butylene Glycol, Retinol, Hydrogenated Lecithin, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Glycerin, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Potassium Cetyl Phosphate, Chitosan, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Behenyl Alcohol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Tocopherol, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Vinyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Panthenol, Water, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Polyglyceryl-6 Stearate, Polyglyceryl-6 Behenate, C12-16 Alcohols, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Water, Polyisobutene, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butylene Glycol, Retinol, Hydrogenated Lecithin, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Potassium Cetyl Phosphate, Chitosan, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Water, Butylene Glycol, Coptis Japonica Root Extract, Polyacrylate Crosspolymer-6, Sodium Stearoyl Glutamate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Adenosine, Tromethamine, Sodium Phytate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Glycerin, Water, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Hydrogenated Polyisobutene, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Tocopherol, Hydrolyzed Collagen, Pullulan, Butylene Glycol, Water, Oligopeptide-2, Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Collagen

 

Marka

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

Shpërndani

3,200.00 ALL 2,800.00 ALL