ANUA Birch 70% Moisture Boosting Toner, është pjesë e linjës ANUA Birch 70% Moisture Boosting. Me një përbërje të pasur prej 70% ekstrakt thuprës (birch) e quajtur ndryshe "mbretëresha e pyllit", ky toner ruan balancën natyrale të pH-së së lëkurës, ndërkohë që ndihmon në bllokimin e lagështisë, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe elastike. Nga ana tjetër shtimi i panthenolit dhe dhjetë llojeve të acidit hialuronik rrisin në mënyrë të jashtëzakonshme nivelin e hidratimit, duke siguruar një lagështi të thellë dhe të qëndrueshme, dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ndërsa kompleksi ABC ™, i cili përmban tre përbërës kryesor si: Allantoin, Betainë dhe Cucumber (ekstrakt kastraveci), ofron qetësim të menjëhershëm lëkurës së irrituar dhe asaj shumë sensitive. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*250ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësi "magjik"

70% ekstrakt thuprë, panthenol, dhjetë lloje të acidit hialuronik, kompleks ABC

Lista e plotë e përbërësve

Betula Platyphylla Japonica Juice, Dipropylene Glycol, Vegetable Glycerin, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Betaine, Allantoin, Cucumis Sativus Fruit Extract, Gluconic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Butylene Glycol, Gardenia Florida Fruit Extract, Isopentyldiol, Acrylates/​C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Citric Acid, Propanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.




ANUA Birch 70% Moisture Boosting Toner

1,900 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI