Efektet e acidit salicilik në lëkurë janë të mahnitshme, dhe ANUA BHA 2% Gentle Exfoliating Toner i përmban ato vetëm në një shishe. Ky toner i butë por shumë efikas përmban acid salicilik për të pastruar poret thellësisht, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë e grumbulluara, ndërkohë që redukton dukshëm pikat e zeza dhe parandalon formimin e akneve të reja. Gjithashtu, ky toner ndihmon në balancimin e prodhimit të yndyrës dhe ruajtjen e pastërtisë së poreve. I pasuruar me ekstraktin qetësues të gjethes së pemës së çajit, ul çdo irritim dhe siguron një ndjesi të freskisë së plotë, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për lëkurën e yndyrshme, sensitive, mikse dhe me tendencë akneike.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*150ml

Përdoret 2-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit salicilik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.

Përbërësit "magjik"

acid salicilik, ekstrakt i gjethes së pemës së çajit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Salicylic Acid, C12-14 Pareth-12, Octyldodeceth-16, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Pentylene Glycol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Sodium Citrate, Citric Acid, Xanthan Gum, Disodium Edta, Tocopherol, Ceramide NP, Butylene Glycol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluro -nate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ethylhexylglycerin

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.



ANUA BHA 2% Gentle Exfoliating Toner

2,300 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI