-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ANUA Heartleaf 77% Soothing Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Toneri qetësues ANUA Heartleaf 77% është toneri i rangut më të lartë në Korenë e Jugut, që është vlerësuar në vendin e parë në çmimet Olive Young 2022 dhe plot krenari bëhet pjesë e koleksionit të KORAL SECRETS! Me një përqendrim të lartë prej 77% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum), ky toner ndihmon në qetësimin e irritimeve të ndryshme të lëkurës, balancimin e sebumit të tepërt dhe mbajtjen e nivelit të duhur të lagështisë së nevojshme. Gjithashtu eksfolion butësisht qelizat e vdekura, falë formulimit me ekstrakt të kallamit të sheqeri për t'i ofruar lëkurës një kompleks më të shndërritshëm. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka, ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*250ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
77% ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, ekstrakt kallam sheqeri, ekstrakt i bimës centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract(77%), Purified Water, 1,2-Hexandiol, Glycerin, Betaine, Panthenol, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Portulaca Oleracea Extract, Butylene Glycol, Vitex Agnus-Castus Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Arctium Lappa Root Extract, Phellinus Linteus Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Apple Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Isopentyldiol, Methylpropanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Disodium EDTA
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE