-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
AESTURA Atobarrier 365 Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
AESTURA Atobarrier 365 Cream është një krem hidratues i krijuar për lëkurën me barrierë mbrojtëse të dëmtuar, të thatë dhe sensitive. Formula e tij përmban ceramide të kapsuluara me përqendrim të lartë, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe në parandalimin e humbjes së lagështisë. Ndërsa Niacinamide, Phytosphingosine dhe acidet yndyrore plotësojnë veprimin e formulës, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe të mbrojtjes natyrale të lëkurës. Falë formulës hipoalergjike dhe të testuar dermatologjikisht, ky krem ofron hidratim të qëndrueshëm dhe ndihmon që lëkura të ndihet më e butë dhe sa më e hidratuar. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, sensitive, të dehidratuar ose me barrierë të dëmtuar, që ka nevojë për kujdes ushqyes dhe hidratim afatgjatë.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*80ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Ceramide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, pentaerythrityl Tetraisostearate, Cyclopentasiloxane, Squalene, cetyl Ethylhexanoate Behenyl Alcohol, Stearic Acid, Hydroxypropyl Bispalmitamide MEA, Cyclohexasiloxane, C14-22 Alcohols, Hydroxypropyl Bislauramide MEA, Mannitol, Arachidyl Alcohol, cholesterol, Polyacrylate-13, Allantoin, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax Extract., C12-20 Alkyl Glucoside, Arachidyl Glucoside, Dimethiconol, Polyisobutene, Phytosphingosine, Glyceryl Caprylate, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Silica, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Glucose, Arachidic Acid, Palmitic Acid, Caesalpinia Sappan Stem Powder, oleic Acid, Tocopherol
AESTURA është një brand korean dermato-kozmetik në pronësi të Amorepacific, i specializuar në trajtimin e lëkurës së ndjeshme dhe të dëmtuar. I njohur për formulat e zhvilluara në bashkëpunim me dermatologë dhe të testuara hipoalergjikisht, brandi përdor teknologji të patentuar me ceramide, lipide dhe kolesterol për të rindërtuar dhe fuqizuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Produktet e tij më të kërkuara përfshijnë linjën Atobarrier 365 për hidratim intensiv dhe riparim, Theracne 365 për lëkurë me tendencë aknesh, si dhe A-Cica 365 për qetësimin e lëkurës së irrituar dhe me skuqje.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









