AESTURA Ato Barrier 365 Lotion

900.00 ALL 700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.

Përshkrimi

AESTURA Atobarrier 365 Lotion është një locion hidratues me teksturë të lehtë, i krijuar për të ndihmuar në hidratimin dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës. Formula e tij përmban përbërës si Ceramide NP, kolesterol, phytosphingosine, squalane, glicerinë dhe betainë, të cilët ndihmojnë në plotësimin e lipideve të barrierës së lëkurës dhe në ruajtjen e lagështisë. Ky locion mund të kombinohet me një krem më të pasur për lëkurën e thatë që ka nevojë për hidratim shtesë. Për lëkurën normale ose me tendencë të ydyrshme, tekstura e tij e lehtë mund të jetë e mjaftueshme edhe si hidratuesi kryesor i rutinës.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. 

*30ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ceramide NP, Cholesterol, Phytosphingosine, Squalane, Niacinamide, Glycerin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dimethicone, Squalane, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Betaine, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Palmitic Acid, 1,2-Hexanediol, Stearic Acid, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Stearate, Hydroxypropyl Bispalmitamide MEA, Glyceryl Stearate Citrate, Cholesterol, Niacinamide, Dimethiconol, Hydroxypropyl Bislauramide MEA, Behenyl Alcohol, Glyceryl Caprylate, Carbomer, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Sorbitan Isostearate, Phytosphingosine, Mannitol, Ceramide NP, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Silica, Sphingolipids, Arachidic Acid, Oleic Acid

Marka

AESTURA është një brand korean dermato-kozmetik në pronësi të Amorepacific, i specializuar në trajtimin e lëkurës së ndjeshme dhe të dëmtuar. I njohur për formulat e zhvilluara në bashkëpunim me dermatologë dhe të testuara hipoalergjikisht, brandi përdor teknologji të patentuar me ceramide, lipide dhe kolesterol për të rindërtuar dhe fuqizuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Produktet e tij më të kërkuara përfshijnë linjën Atobarrier 365 për hidratim intensiv dhe riparim, Theracne 365 për lëkurë me tendencë aknesh, si dhe A-Cica 365 për qetësimin e lëkurës së irrituar dhe me skuqje.

Shpërndani

900.00 ALL 700.00 ALL