ABOUT TONE Lightful Dewy Sun Essence

1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

ABOUT TONE Lightful Dewy Sun Essence, është një SPF-ë që ofron funksion të trefishtë: zbehjen e njollave duke targetuar hiperpigmentimin, hidratimin dhe trajtimin e shenjave të moshës dhe sigurisht mbrojtjen maksimale ndaj rrezeve të diellit. Dhe kjo falë formulimit të pasur me përbërës si: niacinamide, acid hialuronik, aloe vera dhe adenozinë. Ky krem ka një teksturë shumë të lehtë, i cili  do ju dhurojë ndjesin sikur keni aplikuar esencë hidratuese. Nga ana tjetër, kombinimi i 5 llojeve të acidit hialuronik me peshë të ndryshme molekulare do të formojnë një shtresë të dendur hidratimi për të ruajtur lagështinë e lëkurës për një kohë të gjatë. Gjithashtu, ky krem dielli ka në formulimi ekstrakt Centella Asiatica dhe ekstrakt Beta-Glukan për të balancuar nivelin e hidratimit të lëkurës.  I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.

*50ml

Shpërndani