Maska ideale, që përveçse njëtrajtëson tonin e lëkurës, ofron edhe efekt tërheqës "firming" të lëkurës është ABIB Rice Probiotics Overnight Mask Barrier Jelly! Kjo maskë e cila ka teksturë xhelore ka në formulimin e saj probiotikë, të cilët i ofrojnë lëkurës lëndë ushqyese, laktobacil për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për ta mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira ose agjentët e jashtëm. Gjithashtu përbërësi kryesor i kësaj maske gjumi është ekstrakti i krundeve të orizit. Ky i fundit i ofron lëkurës butësi, pastërti, zbutje dhe njëtrajtëson tonin e saj. Gjithashtu mban në kontroll shenjat e moshës, duke i mundësuar lëkurës një pamje më të tërhequr. Me vetëm njëherë aplikim do t'i riktheni lëkurës elasticitetin dhe shkëlqimin e munguar prej kohësh. Kjo maskë është e përshtatshme për periudhën gjatë shtatëzanisë.

Formual e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, jokomedogjenike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*80ml

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, pastrojeni fytyrën me larësin tuaj. Sipas dëshirës mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbremje.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i krundeve të orizit, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glyceryl Polymethacrylate, Lactobacillus/Rice Ferment, 1,2-Hexanediol, Diglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Saccharomyces/Rice Bran Ferment, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Disodium EDTA

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Rice Probiotics Overnight Mask Barrier Jelly

1,600 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI