ABIB Pine Needle Pore Pad Clear Touch janë tamponët prej pambuku ideal nëse dëshironi të mbani në kontroll yndyrën e tepërt, të tkurrni poret dhe mbi të gjitha të largoni qelizat e vdekura në lëkurë. Këto tamponë pambuku janë të formuluar me 30,000ppm ekstrakt të halave të pishës, ekstrakt të barit të shelgut alpin, PHA dhe LHA, për të eksfoliuar butësisht lëkurën, por duke ruajtur nivelin e hidratimit në të. Menjëherë pas përdorimit tyre do të vëreni pastërti në lëkurë dhe një pamje plot shëndet e shkëlqim. Gjithashtu do të vëreni me kalimin e ditëve se yndyra e tepërt në lëkurë do të minimizohet, poret do të tkurren dhe do të shpërbëhen pikat e zeza dhe të bardha. Tamponët e pambukut kanë 2 anë, anën me reliev dhe më të ashpër për të eksfoliuar butësisht lëkurën, ndërsa ana e lëmuar për të hequr çdo mbetje, duke e masazhuar butësisht këtë të fundit. Nga ana tjetër formulimi i tyre me panthenol mundëson hidratim afatgjatë dhe zbutje të teksturës së lëkurës. Këto tamponë pambuku janë të përshtatshëm edhe për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe fomula e tyre është vegane. 

*60 tamponë pambuku
*145ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i halave të pishës, PHA, LHA, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Butylene Glycol, Pinus Densiflora Leaf Extract, Glycerin, Alcohol, 1,2-Hexanediol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Betaine, Polyglyceryl-10 Laurate, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Gluconolactone, Capryloyl Salicylic Acid, Tromethamine, Citric Acid, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Sodium Hyaluronate, Pantolactone, Dipropylene Glycol, Epilobium Fleischeri Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Potassium Sorbate, Disodium EDTA

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Pine Needle Pore Pad Clear Touch

1,800 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI