ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Yuja Fit

600.00 ALL 500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Yuja Fit ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të pH të lëkurës dhe synojnë forcimin e strukturës të saj. Pëlhura e patentuar ALBAM, me përbërje nga albumina dhe bamboo-ja, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe përcjell më së miri ushqimin dhe esencën që maska mbart në vetvete. Kjo maskë është e formuluar me esencën e linjës: ABIB Yuja Essence Vitalizing PumpMaka rigjallëron lëkurën me vitaminat e frutit yuja. Yuja ose e quajtur ndryshe Yuzu, është një frut agrumesh i pasur me kompleksin e vitaminës C, që adreson hiperpigmentimin e lëkurës dhe njëtrajtëson tonin e saj. Kjo maskë gjithashtu përmban allantoin, një përbërës shumë qetësues. Ka veti fantastike për të shëruar plagët apo djegiet. Ndërsa formulimi me acid aksorbik (vitaminë C), ofron në lëkurë veti të mrekullueshme antirrudhë dhe lufton hiperpigmentimin. Secila prej përbërjeve të maskave ABIB, përmban një shishe të plotë të një ampule, duke vepruar fuqishëm dhe më shpejt në lëkurë! Kjo maskë është e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*30ml
*1 copë

Shpërndani