ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Honey Fit ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të pH të lëkurës dhe synojnë forcimin e strukturës të saj. Pëlhura e patentuar ALBAM, me përbërje nga albumina dhe bamboo-ja, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe përcjell më së miri ushqimin dhe esencën që maska mbart në vetvete. Kjo maskë është e formuluar me minerale dhe vitamina për të ushqyer thellësisht lëkurën. Ka veti antibaketeriale dhe antimykotike për lëkurën, duke i dhuruar kësaj të fundit qetësim dhe minimizim të irritimeve apo inflamacioneve të ndryshme. Kjo maskë gjithashtu përmban shafran nga India, i cili trajton aknet dhe mbron lëkurën nga radialet e lira dhe agresorët e jashtëm. Secila prej përbërjeve të maskave ABIB, përmban një shishe të plotë të një ampule, duke vepruar fuqishëm dhe më shpejt në lëkurë! Kjo maskë është e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*30ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt mjalti, shafran, vaj avokado.

Lista e plotë e përbërësve

Water,Glycerin,Polyglycerin-3,Butylene Glycol,Dipropylene Glycol,Honey Extract,Melia Azadirachta Flower Extract,Aureobasidium Pullulans Ferment,Melia Azadirachta Leaf Extract,Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract,Ocimum Sanctum Leaf Extract,Althaea Rosea Flower Extract,Propolis Extract,Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract,Royal Jelly Extract,orallina Officinalis Extract,Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract,Leucojum Aestivum Bulb Extract,Betaine,Hydroxyacetophenone,Choleth-24,Allantoin,Tromethamine,Caprylyl Glycol,Ethylhexylglycerin,1,2-Hexanediol,Panthenol,Dextrin,Maltodextrin,Carbomer,Caffeine,Xanthan Gum,Disodium EDTA,Fragrance(Parfum), Benzyl Benzoate

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Honey Fit

180 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI